Një tjetër incident i papritur me protagonist Presidentin amerikan, Joe Biden ka ndodhur në SHBA.
Këtë herë “planetari” krijoi shumë pikëpyetje kur gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, në Shtëpinë e Bardhë, ngatërroi himnet kombëtare.
Siç shihet në videon e mëposhtme, teksa fillon himni kombëtar i Indisë, Joe Biden ngre dorën e djathtë dhe e vendos në nivelin e zemrës, lëvizje që amerikanët e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar të SHBA-së.
Biden madje e mban dorën në të njëjtin vend për 15 sekonda përpara se më në fund të kuptojë gabimin e tij dhe ta heq atë me një lëvizje të ngadaltë./abcnews.al
Biden, alongside Indian Prime Minister Narendra Modi, slowly lowers his hand from his heart after realizing they’re playing the Indian national anthem first pic.twitter.com/hcb0cpjFmN
— RNC Research (@RNCResearch) June 22, 2023