Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbretëria e Bashkuar thirrje Serbisë: Lironi tre policët e Kosovës

schedule17:59 - 22 Qershor, 2023

schedule 17:59 - 22 Qershor, 2023

Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve që u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor.

Ambasadori Neil Holland, shef i misionit të OSBE-së në Vjenë tha se vendi i tij është në dijeni për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se qeveritë e Kosovës dhe Serbisë duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit menjëherë.

“Ne kemi përsëritur thirrjet tona ndaj Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të komunave t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative dhe që njësitë e Policisë Speciale të tërhiqen nga afërsia e ndërtesave komunale”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!