Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimet në kampin MEK, Gjikondi: Muxhahedinën donin të bënin “kurban” interesin e Shqipërisë

schedule13:42 - 22 Qershor, 2023

schedule 13:42 - 22 Qershor, 2023

Kontrollet në kampin MEK në Manëz të Durrësit, sipas Brizida Gjikondit ishin brenda parametrit të ligjit dhe në kuadër të një operacioni për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme që po zhvilloheshin në këtë kamp.

Gjikondi në intervistën e saj të dhënë për gazetaren Elisa Gjerani, në “Tirana Live“, është shprehur se informacioni që ka pasur qeveria shqiptare në lidhje me veprimtarinë brenda kampit është ndërkombëtar.

Ndër të tjera ajo thekson se nëse serverat do të vertetojnë se sulmet kibernetike kanë ardhur nga kampi MEK atëherë Shqipëria është në një pozitë të vështirë me vendet e tjera ndërkombëtare.

“Përgjimi i paligjshëm dhe ndërhyrje të të dhënave të paligjshme SPAK në bashkëpunim me vendet e tjera kanë zbuluar se këto po kryenin sulme kibernetike ndaj vendeve të ndryshme, kryesisht kundër vendit të tyre Iranit. Kjo u tregua qartë edhe nga sulmi që ndodhi një vit më parë tek të dhënat personale në vendin tonë.  Ato kanë stutusin e refugjatit humanitar në vendin tonë dhe është e vertetuar me raste konkrete sesi këto kanë sulmuar sistemin e shtetit Iranian, edhe kur kanë pasu ekstradimin e iranianëve nga Belgjika apo vendeve të tjera dhe përmes server do të vërtetojë nëse këto sulme kanë ardhur nga vendi ynë.

Pozicioni që ato kanë future Shqipërinë është shumë i vështirë, marrëdhënia e tyre me vendin tonë është krijuar përmes Amerikanëve dhe një gjë e tillë na fut në një marrëdhënie të vështirë me ndërkombëtarët. Agresioni i muxhahedinëve ndaj policive edhe pse uniformat blu ishin brenda rregullave është shumë i turpshëm dhe përgjegjësia bie mbi drejtuesit e kampit MEK.

Mendoj se informacioni që ka pasur SPAK dhe qeveria në lidhje me sulmet kibernetike është informacion ndërkombëtar, ato kanë 10 vite këtu dhe një vit më parë vendi ynë pati një sulm kibernetik. Me këtë sjellje ato kërkon që të bëjnë “kurban” interesin e Shqipërisë. Shteti ka përgjegjësi për zgjatjen e llumit në këtë kamp”, është shprehur ndër të tjera ato./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!