Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në një fasoneri në Thumanë ku humbi jetën një 33 vjeçar. Taulant Dika ka qenë duke lëvizur një tranxhë, e cila është shkëputur duke e përplasur me forcë prej muri. Goditja ka qenë fatale dhe i riu ka ndërruar jetë në vend.
“Dihet se pajisja eshtë shkëputur nga pjesët e tjera dhe ka marrë përpara dhe e ka ngjeshur në mur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhëreshme. Pas kësaj është njohftuar policia dhe spitali por viktima ka ndërruar jetë menjëherë.”, raportoi gazetari Ahmet Zani në një lidhje live për “Shqipëria Sot”.
Sipas gazetarit, pajisja kishte pasur defekt dhe i riu ishte marrë edhe më parë me të për ta rregulluar. Kujtojmë që policia njoftoi ditën e sotme se ka vënë në pranga administratorin e fasonerisë. 48 vjeçari Fredi Kalesha akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”./abcnews.al