“Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar,” tha kryeministri britanik Rishi Sunak në Konferencën e Rindërtimit të Ukrainës që po mbahet në Londër.
Në konferencë marrin pjesë delegatë nga 61 qeveri, institucione financiare ndërkombëtare, mbi 400 kompani dhe përfaqësues të shoqërisë civile të Ukrainës.
Angazhimi i Londrës dhe i vendeve aleate të Kievit ka për qëllim nxitjen e investimeve në Ukrainë.
Sunak ka njoftuar angazhimin e një pakete të re ndihme për Kievin: 240 milionë paund dhe një rritje të investimeve ndërkombëtare britanike në Ukrainë.
Shtohen gjithashtu rreth 3 miliardë dollarë në formën e kredive të garantuara nga Banka Botërore për tre vjet./abcnews.al