Ministri britanik mohon spekulimet: S’do të kandidoj për kreun e NATO-s

schedule08:36 - 22 Qershor, 2023

schedule 08:36 - 22 Qershor, 2023

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace ka thënë se nuk do të garojë për t’u bërë shefi i ardhshëm i NATO-s. Wallace është përfolur kohët e fundit si një nga emrat që mund të marrë drejtimin e aleancës euroatlantike dhe se madje Rishi Sunak do të fliste me Joe Biden për këtë çështje.

I pyetur për drejtimin e aleancës nga vjeshta, Wallace tha për Economist: “Kjo nuk do të ndodhë”. Disa anëtarë të NATO-s, përfshirë SHBA, mendohet se kanë lobuar për Stoltenberg për të qëndruar. Por Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA nuk po “promovonte ndonjë kandidat të veçantë”.

NATO ka 31 anëtarë që pranojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin nëse sulmohen. Duke folur për mediat gjermane për postin kryesor muajin e kaluar, ëallace tha: “Unë gjithmonë kam thënë se do të ishte një punë e mirë. Kjo është një punë që do të doja. Por gjithashtu po e dua punën që bëj tani.”

Pavarësisht entuziazmit të tij të dukshëm për të pasuar Stoltenberg si kreun e ardhshëm të NATO-s, ai duket se nuk ka arritur të marrë mbështetjen e aleatëve kryesorë. Biden e përshkroi ëallace si “shumë të kualifikuar” për këtë detyrë kur u takua kohët e fundit në Uashington me kryeministrin Rishi Sunak.

Por privatisht, SHBA besohet të jetë një nga vendet që përpiqet të bindë Stoltenberg të qëndrojë, të paktën për një vit tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!