Sandro Tonali ka pranuar transferimin te Newcastledhe është gati të largohet nga Milani që në momentin që dy klubet depozitojnë detajet e marrëveshjes.
Mesfushori italian duket se ka pranuar me gjithë dëshirë transferimin në Angli, mbi të gjitha kushtet e ofertës. Për të është gati një kontratë 6-vjeçare me 8 milionë euro plus 2 milionë bonuse, një pagë e paarritshme nga Milani.
Negociatat janë në detaje dhe momentalisht, diferenca mes ofertës së klubit anglez dhe kërkesës së Milanit është e vogël, pasi Newcastleofron 70 milionë plus 5 milionë euro bunuse, ndërsa Milani kërkon menjëherë 80 milionë euro./h.ll/abcnews.al