Në vitin 2020, Polonia pati deklaruar se do të ndërtojë një mur sigurie në kufirin e saj me enklavën ruse të Kaliningradit, me qëllim për të shmangur përsëritjen e krizës së emigracionit të nxitur nga regjimi i Lukashenkos në kufirin e saj me Bjellorusinë.
Por, sot, duket se Polonia ka shfaqur pretendime territoriale për Kaliningradin dhe kjo ka shqetësuar jo pak autoritete ruse pasi ky territor ka një rëndësi të madhe për ata. Eksperti i gjeopolitikës Enri Hide tha se jemi duke u futur në një fazë lufte, e cila do jetë afatgjatë.
“Jemi duke u futur në fazën e një luftë që po bëhet një luftë afatgjatë. Një luftë e gjatë në dy fronte të ngrira. Ofensiva nuk do jetë tradicionale, por do të shtrohet ne fushata të eliminimit të pikave të forta të kundërshtarit. Nuk do jetë një ofensivë klasike”, tha Hide.
Kapiteni Artur Meçollari tha se Rusia ka siguruar shumë armatim nga Irani, dhe në këto kushte, SHBA po punon të bëjë një ndërprerje të furnizimit.
“Furnizimi që ata kanë marrë nga Irani është i madh, dhe vazhdon të ketë. Amerikanët janë duke luajtur me Iranin, siç ka ndodhur me Kinën dhe vendet e tjera që të bëjnë një ndërprerje të furnizimit të Iranit për Rusinë në të ardhmen”, tha Artur Meçollari.
Koloneli Çlirim Toci tregoi rëndësinë që ka Kaliningradi për Rusinë. Por përkundër kësaj, ai shtoi në emisionin “Lufta dhe Paqja” se Polonia po kthehet një forcën ushtarake numër një në Evropë, duke lënë pas edhe Gjermaninë.
Sipas Tocit, SHBA ka zhvendosur fokusin e saj nga Gjermania e Franca, në drejtim të Polonisë.
“Kaliningradi supozohet Është një territori jashtë federatës ruse, tmerrësisht i militarizuar. Aty ka një bazë detare, ku është flota e Detit Baltik,. Që për Rusinë është e vetmja portë që vepron 12 muajt e vitet, pasi nuk ngrin deti. Ka vendosur sisteme raketore S-400. Polonia në 5 vite e ardhshme do të ketë forcë ushtarake mbi 350 mijë personal nën uniformë, që e bën atë ët forcës ushtarake numër një në Evropës. Ka filluar të prokurojë, blerje tankesh nga SHBA, dhe vende të tjera, si Koreja e Jugut, që prodhon gryka zjarri me cilësi shumë të lartë. SHBA e kla zhvendosur fokusin nga Gjermania dhe Francës në drejtim të Polonisë”, tha ai.