Oferta e parë e Newcastle në drejtim të Milanit për kartonin e Sandro Tonalit ishte 60 milionë euro në total dhe “Calciomercato” raporton tashmë se kjo ofertë është refuzuar nga italianët.
Por ky refuzim nuk do të thotë se mesfushori italian është i pashitshëm, pasi Milan i ka bërë të artë klubit anglez që do të duhen 80 milionë euro për të lënë të lirë Tonalin.
Sipas “Sportitalia”, agjenti i lojtarit ndodhet aktualisht në Londër për të diskutuar kushtet me klubin anglez./h.ll/abcnews.al