Kryeministri Edi Rama po qëndron në Tel Aviv, ku është pritur në një takim me themeluesin e një prej kompanive më të mëdha të Sigurisë Kibernetike, CheckPoint, Gil Shwed.
Detajet, Rama i ka publikuar përmes një postimi në rrjetet sociale ndërsa shkruan:
“?Tel Aviv – Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed?????”, shkruan Rama.