Flakët janë shuar plotësisht në Parkun e Krastës në Elbasan, por një vatër akoma konsiderohet aktive. Për këtë në gatishmëri janë emegjencat civile dhe zjarrfikëset. Ndërkohë nga zjarri që zgjati gati dy ditë janë djegur 1,5 hektarë pisha. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka kërkuar nga policia të gjejë autorët, që sipas tij kjo është një ngjarje e qëllimshme. Brenda dy vitesh Krasta është goditur nga dy zjarre. Më i fuqishëm ishte zjarri i gushtit të vitit 2017 ku u dogjën dhjetëra hektarë me pisha, shkurre dhe barishte. Në dy vitet e fundit ka pasur përpjekje për t’i kompensuar dëmet duke mbjellë fidanë të rinj. Por shpërthimi i vatrave të zjarreve e rëndon situatën. /ABC News Albania 24/7
Shuhen flakët në Krastë, një vatër ende aktive, digjen 1.5 ha pisha
schedule13:10 - 17 Shtator, 2019
schedule 13:10 - 17 Shtator, 2019