ABC News brenda spitalit të muxhahedinëve në Manëz

schedule12:46 - 20 Qershor, 2023

schedule 12:46 - 20 Qershor, 2023

ABC News ndodhet brenda spitalit që ndodhet në kampin e muxhahedinëve në Manëz, ku ndodhen edhe persona të tjerë të plagosur. Gazetar Ermal Vija raporton se tre ambulanca kanë dalë nga ambientet e qendrës spitalore për t’i dërguar drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar.

Sipas policisë aksioni po kryhet pas vendimit të GJKKO, me urdhër të ekzekutimit të SPAK, në kuadër të një plani operacional.

‘Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.’

Situata u tensionua mëngjesin e sotëm, kur forca të policisë hynë në ambjentet e kampit, ndërsa muxhahadinet thane se kontrolli ishte i pa njoftuar.

“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë.Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri.

Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit.

Tani situata e banorëve të Ashrafit është shumë e rrezikshme dhe kushtet brutale po zbatohen nga policia në Ashraf.

Gjendja e Ashrafit është shumë e rrezikshme. Një person ka humbur jetën dhe 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjenKy është një akt barbar për të qetësuar mullahët iranianë..”- tha ai për mediat.

Sakaq, ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia e Shtetit, lidhur me situatën në kampin e muxhahedinëve në Manëz