Kosova ka pësuar humbjen nga Bjellorusia me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Euro 2024.
Dardanët u mposhtën nga dy gabime edhe pse dominuan ndeshjen sa i përket posedimit të topit.
Golat për Bjellorusinë i shënuan Morozov në minutën e 73-të dhe Ebong në minutën e 75-të.
Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Muriqi në minutën e 87-të.
Me këtë humbje, Kosova është e parafundit në grupin I me 3 pikë aq sa Bjellorusia. /G.D abcnews.al/