Basha në Bruksel/ Propozon rezolutë në Parlamentin Evropian kundër Rusisë

schedule22:06 - 19 Qershor, 2023

schedule 22:06 - 19 Qershor, 2023

Ndërsa demokratët po përjetojnë një tjetër krizë mes tyre, ndoshta ajo që do e kthejë PD-në në një grusht të vogël mbështeësish, autori i kësaj, Lulzim Basha është në Bruksel.

Gazment Bardhi me këmbëngulje kërkon që procesi së paku të jetë i rregullt, e jo më të flitet për demokratik, në Brusel Lulzim Basha po shfaqet si perëndimor, duke bërë dhe propozime për vendin e goditur nga lufta, Ukrainën.

Basha po kërkon të bëj një rezolutë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila parashikon ndëshkim për Rusinë.

Por historia e tij e lidhjeve të dyshuara me Rusinë nuk është e largët.

Lulzim Basha deri në janar të 2021 ishte në hetim dhe i pandehur për gjymë milioni dollarë, të dyshuara se ishin marrë nga burime ruse.

Drejtësia shqiptare hetoi 3 vjet ish-kreun e pd për akuzat e “pastrimit të parave” dhe “falsifikim të dokumenteve”, hetim që nisi në qershor të 2018, pas një investimi prej më shumë se 500 mijë dollarë për lobim në SHBA dhe mosdeklarimin e tij në KQZ.

Lulim Basha cdo herë është deklaruar se nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.

Por cështja e tij u mbyll me debate nga drejtësia shqiptare pasi nje nga tre prokuroret kerkonte vazhdimin e procedimit penal.

Për cështjen Basha pati dhe një luftë mes prokurorëve, pasi për ata ishte e vështirë të arrinin në të njëjtin konkulizion. Hetimi nisi për dy vepra penale, në fund prokurorët kërkuan gjykimin e Bashës vetëm për akuzën e falsifikimit, kurse për pastrimin e parave deklaruan pushim të hetimeve. Edhe në këtë pike, tre prokurorët Kol Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako ishin kontradiktorë. Njëri prej tyre, Kol Hysenaj nuk e nënshkroi dorëzimin e kërkesës për gjykim dhe këtë e përdori si argument edhe në gjykatën e Apelit duke konsideruar se akti i dy kolegëve të tij ishte absolutisht i pavlefshëm dhe se çështja duhej finalizuar për të dyja akuzat./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!