Raportohet se një nëndetëse që përdorej nga turistët për të parë rrënojat e Titanikut është zhdukur në Oqeanin Atlantik.
Gjurmët e nëndetëses humbën dhe një mision kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, konfirmoi Roja Bregdetare e Bostonit.
Nëndetëset e vogla mbajnë herë pas here turistë që paguajnë për të vizituar rrënojat e Titanikut.
Është e paqartë se sa njerëz ishin në bordin e nëndetëses kur ajo humbi gjurmët. /abcnews.al