Shiriti sjell “përplasje”, Courtois braktis kombëtaren pasi Lukaku gradohet kapiten

schedule16:04 - 19 Qershor, 2023

schedule 16:04 - 19 Qershor, 2023

Romelu Lukaku mbajti në krahun e tij shiritin e kapitenit në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 ku Belgjika barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Austrisë.

Në mungesë të De Bruyne, tekniku Tedesko gradoi Romelu Lukakun si kapiten dhe kjo situatë nuk i ka pëlqyer portierit të Real Madrid, Courtois që ka vendosur të largohet nga skuadra kombëtare para ndeshjes që Belgjika kishte me Estoninë.

Federata ende nuk ka reaguar, por mediat vendase bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pakënaqësi të madhe nga gardiani i portës.

Edhe pse trajneri i kishte premutar shiritin në ndeshjen me Estoninë, Courtois duket se nuk ka ndryshuar vendim dhe është larguar nga hoteli./h.ll/abcnews.al