Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi këtë të hënë ka thirrur një mbledhje me deputetët një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku ptitet që të votohet për 29 korrikun si data për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.
Gazetarja Erneta Shevroja raporton për ABC News se në këtë mbledhje kanë qenë 12 deputete ndërsa kanë munguar një pjesë tjetër.
Ndërkaq në mbledhjen e thirrur nga Bardhi, nuk ka qenë e pranishme as Jorida Tabaku, e cila dha dorëheqjen si nënkryetare e partisë dhe anëtare e kryesisë pas përplasjeve në një nga mbledhjet e fundit.
Deputetët e pranishëm”
Gazment Bardhi
Xhelal Mziu
Dashnor Sula
Bledion Nallbati
Andia Ulliri
Qani Xhafa
Dhurata Cupi
Ramadan Lika
Saimirr Korreshi
Helidon Bushati
Zheni Gjergji
Lefter Gështenja
Mungojnë:
Enkelejd Alibeaj
Arbi Agalliu
Kreshnik Collaku
Flutura Acka
Orjola Pampuri
Merita Bakiu
Flutura Acka
Flamur Hoxha
Orjela Nebiaj
Sipas informacioneve mësohet e Ferdinand Xhaferraj, nuk ka qenë pjesë e mbledhjes për shkak të një angazhimi tjetër, ndërsa Jorida Tabaku dhe Orjela Nebiaj janë ne takim me një ambassador.