The Times raporton se Sir Jim Ratcliffe po fiton garën për marrjen e Man United, pavarësisht spekulimeve që sugjerojnë se bankieri nga Katari Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani është kryesuesi.
Miliarderi i INEOS ka paraqitur një ofertë me vlerë afër 6 miliardë paund. Glazers janë afër për të shpallur një ofertues të ri. Në fillim të kësaj jave, një raport i Reuters sugjeroi se Jassim po “negocionte ekskluzivitetin” me familjen Glazer, pak më shumë se një javë pasi kishte paraqitur një ofertë të re dhe të përmirësuar.
Katari dëshiron të sigurojë kontrollin e plotë të klubit, ndërsa rivali i tij kryesor, Sir Jim Ratcliffe, dëshiron një shumicë të aksioneve. /G.D abcnews.al/