Një zjarr i madh shpërtheu në një traget me 120 persona në bord në Filipine. Roja bregdetare tha se të gjithë personat në bord janë shpëtuar. M/V Esperanza Star mori flakë herët në mëngjes ndërsa po udhëtonte nga provinca Siquijor në provincën Bohol në Filipinet qendrore.
Roja bregdetare publikoi fotografi të tragetit në flakë. Filipinet, një arkipelag me mbi 7600 ishuj, ka një rekord të dobët për sigurinë detare, me anije shpesh të mbipopulluara dhe të vjetruara në përdorim. Në mars, një traget me 250 persona në bord mori flakë dhe shumë persona humbën jetën.
/abcnews.al