Largimi i Koulibaly dhe Mendy nga Chelsea është vetëm çështje kohe, interes edhe nga Arabia Saudite!

schedule17:29 - 17 Qershor, 2023

schedule 17:29 - 17 Qershor, 2023

Largimi i Kalidou Koulibaly dhe Edouard Mendy nga Chelsea është çështje kohe.

Sipas Fabrizio Romano, dy senegalezët nuk do të mbeten në “Stamford Bridge”, ku agjenti i tyre i përbashkët, Fali Ramadani, pritet të sjellë propozime zyrtare te “blutë” e Londrës, brenda ditëve në vijim.

Në fakt, siç raporton gazetari i njohur, në lojën e blerjes së tij kanë hyrë shumë fuqishëm edhe skuadra nga Arabia Saudite, të cilat janë gati të bëjnë propozime tepër joshëse, si për vetë futbollistët, ashtu edhe për vetë Chelsea. /G.D abcnews.al/