Pasi kaloi një sezon fantastik, i cili e vendosi në qendër të vëmendjës së klubeve të mëdha të Serie A, mesfushori i talentuar i Sassuolo, Davide Frattesi shihet gjithnjë e më larg “zijeshilëve”.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane, “Corriere dello Sport”, tashmë në garën për shërbimet e Frattesi, nuk janë më vetëm Inter, Roma e Juventus, por dhe “djajtë” e Milan, me teknikun Pioli, që e “tërheqin” shumë aftësitë e 22-vjeçarit.
Ndërkaq, kujtjomë se sezonin që lamë pas Davide Frattesi u kthye në një protagonist të vërtetë te Sassuolo, teksa zhvilloi plot 37 paraqitje në të gjitha garat, ku arriti të shënojë edhe 7 gola. /i.m /abcnews.al