Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Kukësit të cilët akuzohen për vjedhje në qytet.
Sipas policisë këta shtetas tentuan të vidhnin pajisje elektronike, gjatë natës, pasi thyen derën e një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Kukësit, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas.
Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një tentativë vjedhjeje në një shkollë 9-vjeçare, në qytetin e Kukësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Door”.
Të arrestuar në këtë operacion janë tre të rinj të moshave 17, 18 dhe 20 vjeç.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, këta shtetas nuk kanë mundur ta kryejnë vjedhjen./abcnews.al