Eksperti për çështjet ekonomike, Vjoldi Danaj këtë të premte i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi ynë së fundmi përsa i përket mungesë së fuqisë punëtore.
Danaj është shprehur se sektorët më të prekshëm në lidhje me këtë janë ai i bujqësisë dhe i turizmit, ku sipas tij nuk është se po shikohen kriteret por thjesht fakti që të gjenden punëtorë.
Sipas tij deri më tani po merren punëtorë nga bota e tretë për të zëvendësuar ato vendas por një gjë e tillë nuk do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik pasi janë të pakualifikuar dhe eksperiencë.
“Është një problem që po e vuajnë të gjithë sektorët që ka prekur bujqësinë që është një sektor kryesor bashkë me turizmin. Shqipëria sit ë gjithë vendet po e kalon një gjë të tillë, ajo që kemi më shumë vështirësi është mungesa e stafit në Turizëm dhe në Bujqësi këto janë vështirësitë që kemi dhe e vetmja që mund të zgjidhë këtë është marrja e punëtorëve nga vendet e treta dhe një gjë e tillë mund të kalohet vetëm duke marrë punëtorë nga jashtë. Në këto moment që kemi dhe pikun e mungesës së punëtorëve nuk kemi sit ë flasim paga të ulëta apo të kënaqshme pasi janë detyruar vetë
Shkon diku nga 70 deri në 75 mijë lekë dhe nuk është e vogël duke marrë parasysh mesataren dhe zonën ku flasim. Tashmë që ka mungesë punonjësit nuk ka vend me diskutuar për pagat. Ka një mungesë orientimi të studentëve ndaj ka edhe këtë mungesë, pasi shumë student nuk e gjejnë veten te ato degë që kanë studiuar dhe e gjejnë veten që të emigrojnë.
Punëtorët e botës së tretë nuk do të sjellin një zhvillim në vendin tonë, por duhet punëtorë të kualifikuar nga ana tjetër shikoj se nuk kemi nevojë për punonjës në administratën publike. Ne jemi problematik në shumë anë, kemi dhe problem të mëdha sociale dhe ekonomike, duhet ndryshim rrënjësor për mentalitetin dhe kurrikulat”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai është shprehur se një tjetër problem në këtë është bërë edhe fakti se të rinjtë përtojnë që të punojnë në Shqipëri, pasi nuk e shikojnë më të ardhmen e tyre këtu.
“Jetesa e njerëzve sot po humbet realitetin dhe po kthehet në virtuale, çdo gjë po hidhet në rrjetet sociale. Të gjithë klientët që unë i ndjek me rroga mesatare shiko sesi të rinjtë e shikojnë një ose dy ditë e shikojnë që duhet një lloj punë dhe e shikojnë sit ë lodhshme dhe nuk e marrin mundimin por e lënë punën. Por kur shkojnë jashtë nuk marrin parasysh për të bërë çdo lloj pune, por problem është se të rinjtë nuk e shikojnë veten këtu por e shikojnë jashtë, janë vende si Italia dhe Gjermania që kërkojnë punëtorë nga vende në zhvillim siç është Shqipëria. Tashmë po krijon një zëvendësim punonjësish nga ato vendas me ato të botës së tretë, por një gjë e tillë do na e zgjasë akoma më shumë sfidën që kemi vend në zhvillim”, ka thënë ndër të tjera eksperti./abcnews.al