Teksa pritej që sezoni i ardhshëm të ishte ai “shpërthyesi”, për ish-“bomberin” e Partizanit, Xhuliano skuka, ky u fundit është prezantuar ditën e sotme te Kampionët sllovenë të Maribor, teksa është huazuar nga francezët e Metz, të cilët këtë siguruan ngjitjen në Ligue 1.
Ishte vetë klubi slloven që bëri të ditur arritjen e Skukës, teksa shpërndanë disa foto ku “bomberi” shfaqej me fanellën e skuadrës së re në duar, bashkangjitur me një mesazh mirëseardhës për dibranin, në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”.
Ndërkaq, kujtjomë se sezonin që lamë pas, Skuka zbriti të fushë vetëm 9 herë për francezët e Metz, duke mos arritur dot përshtatjen si duhet në klubin e ri. Ndërsa, te Kampionët e Maribor dibranin e pret një “aventurë” më e lehtë, me ekipin e ri që është rekordmeni i futbollit në Slloveni, teksa ka fituar 16 herë kampionatin dhe 9 herë Kupën e Sllovenisë. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i plotë i klubit: