“Furia roja” sfidon “të kaltërit”, publikohen formacionet e supërsfidës Spanjë-Itali

schedule19:56 - 15 Qershor, 2023

schedule 19:56 - 15 Qershor, 2023

Në orën 20:45, në arenën holandeze të “De Grolsch Veste”, “iberikët” spanjollë do të presin “të kaltërit” italianë në gjysmë-finalen e dytë të kompeticionit për Kombëtaret, UEFA Nations League, me fituesin që do të përballet në finale me Kroacinë, mbrëmjen e së dielës.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i “la furia roja”, Luis de la Fuente ka përzgjedhur formacionin, 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “gardiani” i Athletic Bilbao, Unai Simon. Në krahët e mbrojtjes janë Jesus Navas e Jordi Alba, me qendrën që mbulohet nga dyshja me origjinë franceze, Laporte-Le Normand. Më të tërhequr në mesfushë janë Rodri e Mikel Merino, me treshen Rodrigo-Gavi-Yeremi Pino, që janë pozicionuar pas “bomberit”, Alvaro Morata, i cili ndodhet i vetëm në majën e sulmit.

Në krahun tejtër, tekniku Roberto Mancini i ka rreshtuar “të kaltërit” e tij, me formulën tepër ofensive 4-3-3, ku në portë nuk ka se si të mungojë “shtatlarti” i PSG, Gianluigi Donnarumma. Në krahët e mbrojtjes janë Acerbi e Di Lorenzo, me qendrën që i është besuar dyshes Bonuçi-Toloi. Për “dirigjimin” e lojës në mesfushë “përgjegjës” janë Nicolo Barella, Jorginho e Davide Frattesi, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga treshja “kryeqytetase” Spinnazzola-Immbole-Zaniolo. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!