“Bardhekaltërit” argjentinas kanë vërtetuar edhe një herë se e meritojnë titullin e Kupës së Botës, teksa në miqësoren e kësaj radhe të zhvilluar në Pekin të Kinës, ndaj Australisë fituan me rezultaitn e pastër 2 me 0.
Sfida u zhbllokua vetëm 79 sekonda pas fillimit të saj, me “pleshtin”, Lionel Messi, që shënoi golin më të shpejtë në karrierën e tij futbollistike, teksa mposhti me një goditje potente nga jashtë zone portierin, Ryan.
Për të “vulosur” rezultatin 2 me 0, mendoi qendëmbrojtësi i Real Betis, German Pezzella, i cili çoi topin në rrjetën e australianëve, pas një krosimi perfekte të mesfushorit të Atletico Madrid, Rodrigo de Paul.
Ndërkaq, kujtojmë se dy kombëtaret u përballën edhe në Botërin e Katarit, me konkretisht në raundin e 1/16-ve, ku argjentinasit fituan me rezultatin e ngushtë 2 me 1, pas golave të Lionel Messi e Julian Alvarez. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: