Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu një nga kundërshtarët kryesorë politikë të Rexhep Tajip Erdogan, është sërish në sy të drejtësisë turke.
Ngatërrimi i tij me drejtësinë ka të ngjarë të shkaktojë pengesa të reja për ambiciet e tij politike.
Ekrem Imamoglu, një anëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP), partia më e madhe opozitare e Turqisë, po ndiqet penalisht me dyshimin për manipulim të një procesi tenderimi në fund të vitit 2015, kur ai ishte kryebashkiak i Beykinduzu, një qark i Stambollit.
Seanca e parë për këtë çështje ka nisur këtë të enjte, në mungesë të Imamoglut. Kryebashkiaku i Stambollit, i cili konsiderohet një kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, kërcënohet me shtatë vjet burg dhe heqje të së drejtës për t’u zgjedhur.
Ekrem Imamoglu është shënjestruar nga autoritetet turke që nga viti 2019 dhe fitorja e tij dërrmuese ndaj Erdoganit dhe partisë së tij, e cila kishte kontrolluar qytetin më të madh të Turqisë për 25 vjet.
Zgjedhja e tij u anulua, në mënyrë që votimi të përsëritej dhe të zgjidhej një kryetar komune me një shumicë edhe më të madhe.
Imamoglu është vënë në shënjestër sistematike nga Erdogan. Në mesin e dhjetorit, ai u dënua me dy vjet e shtatë muaj burg, bashkë me ndalim të veprimtarisë politike, për “fyerje” të anëtarëve të Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve. Ai e apeloi vendimin dhe është ende në detyrë./abcnews.al