Shkencëtarët krijojnë embrione njerëzore sintetike me qeliza staminale

schedule15:55 - 15 Qershor, 2023

schedule 15:55 - 15 Qershor, 2023

Shkencëtarët kanë krijuar embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza staminale, një arritje revolucionare që “anashkalon nevojën për vezë apo spermë”, shkruan gazeta Guardian.

Shkencëtarët pohojnë se këto embrione model, të cilat ngjajnë me ato në fazat e hershme të zhvillimit njerë zor. Tani ata mund të japin informacion vendimtar për efektet e çrregullimeve gjenetike dhe shkaqet biologjike të abortit të përsëritur.

Megjithatë, kjo është një arritje shkencore që ngre çështje serioze etike dhe ligjore, pasi subjektet e rritura në laboratorë nuk bien nën legjislacionin aktual në Mbretërinë e Bashkuar dhe as legjislacionin e shumicës së vendeve të botës, siç shpjegon gazeta britanike.

Embrionet sintetike nuk kanë një zemër rrahëse ose ndonjë formë të hershme të trurit, por përfshijnë qeliza që në një fazë të mëvonshme zakonisht do të formonin placentën, qesen e verdhë veze dhe vetë embrionin.

“Ne mund të krijojmë modele që duken si embrion njerëzor duke riprogramuar qelizat burimore [embrionale],” shpjegoi profesoresha Magdalena Żernicka-Goetz e Universitetit të Kembrixhit dhe Institutit të Teknologjisë në Kaliforni gjatë prezantimit të hulumtimit në takimin vjetor të Shoqërisë Ndërkombëtare për hulumtimin e qelizave staminale në Boston.

Nuk ka asnjë perspektivë të përdorimit klinik të embrioneve sintetike në të ardhmen e afërt: do të ishte e paligjshme implantimi i tyre në mitrën e një pacienteje dhe nuk është ende e qartë nëse këto “struktura” kanë potencialin për të vazhduar maturimin përtej fazave të hershme të zhvillimit.

Motivimi për studiuesit, siç shpjegon punimi, është të kuptojnë periudhën e zhvillimit të embrioneve të quajtur “kutia e zezë”. Ky emër është për faktin se shkencëtarët lejohen të rritin embrion në laborator vetëm deri në kufirin ligjor prej 14 ditësh, studimi i zhvillimit mund të vazhdojë vetëm në një fazë shumë më të vonë, përmes ultratingujve dhe dhurimeve të embrioneve për shkencën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!