Zëvendës ministrja e Turizmit Vilma Bello e ftuar në “Tirana Live” , ka folur edhe në lidhje me pastërtinë e bregdetit dhe të zonave turistike.
Bello është shprehur se peshën kryesore për pastërtinë e plazhit e kanë bashkitë, dhe patjetër janë të motivuara edhe nga vetë ministria përmes fondeve të pastrimit.
Gjithashtu ka folur edhe në lidhje me hapësirat e plazheve publikë ku ka theksuar se janë në monitorim dhe në bashkëpunim me bashkinë që është përgjegjëse për hartën e territorit bën edhe përcaktimin e këtyre hapësirave.
“Në miratimin e hartave që sjellin bashkitë pasi janë ato administrator të territorit për të përcaktuar se ku i kanë sipërfaqet publike dhe ku do I lënë plazhin publik, kanë detyrimin që të krijojnë kushtet siç I ka një plazh privat. Ajo që po ndodh tani lidhet me monitorimin, pasi ne nuk na mungojnë vendimet nga këshilli i ministrave por duhet që të bëjmë një monitorim më të gjerë për të parë një plazh më të kontrolluar. Ka pasur edhe hapësira që u janë hequr çadrat dhe është zbatuar standardi i largësisë.
Pjesa e vrojtuesve të plazheve është një prej elementëve të sigurisë dhe plazhet private në momentin që sjellin dokumentete nuk mund tu miratohet kontrata pa pasur një vrojtues. Këtë vit është një risi pasi në bashkëpunim me universitetin e sporteve dhe urgjencës kombëtare ka bërë që të kemi një rritje të numrit të vrojtuesve në terren. Dhe një tjetër është pajisja e certifikimit të atyre personave që kanë mjete lundruese”, ka thënë zv.ministrja.
Ajo ka komentuar edhe në lidhje me një lajm të publikuar në ABC News për mbeturinat dhe papastërtinë në Theth, ku ka theksuar se do të ketë një komunikim të drejtpërdrejtë me bashkinë përkatëse që të marrë masa për sigurimin e një hapësire sa më të pastër për turistët.
“Është e pajustifikueshme dhe është e pamundur të flasim se do të bëjmë turizëm nëse nuk kemi atë që është bazike pastërtia. Vërtet folëm për mekanizmin bazë në ato zona, por këtu ka një nevojë për një vëmendje të jashtëzakonshme të bashkisë së kësaj zonë, që duhet të ketë që rritja e fluksit të turistëve në veri duhet një vemëndje e tejshtuar por gjithësesi kemi vetëdijen e plotë se përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me bashkinë të mos e lejojmë më këtë situate”, ka thënë Bello. /abcnews.al