Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Moldavisë e cila luhet më 16 qershor në “Air Albania”.
Po në këtë impiant po stërviten aktualisht djemtë kuq e zi nën urdhrat e Silvinjos.
Shqipëria ndodhet e fundit në Grupin E me 0 pikë, ndërsa ndeshjen e parë e humbën 1-0 ndaj Polonisë.
Kundërshtari ynë ka zhvilluar 2 ndeshje dhe ka 2 pikë, ndërsa renditet i 3-ti. Pas Moldavisë, Shqipëria do të luajë 4 ditë më pas në transfertë ndaj Ishujve Farore në kualifikueset Euro 2024. /G.D abcnews.al/