Është koha për t’i dhënë lamtumirën e fundit Silvio Berlusconit. Në Katedralen e Milanos, po kremtohet funerali shtetëror për Berlusconin që vdiq dy ditë më parë në moshën 86-vjeçare. Një ditë zie kombëtare dhe një javë ndërprerje e punës së Kuvendit.
Trupi do të digjet dhe hiri do të ruhet në kapelën e familjes në Arcore. Flamujt italianë dhe të BE-së do të jenë në gjysmështizë në Eurodhomën.
“Ai ishte një europian i madh”, tha Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Europian.
Arkivoli i Berlusconit u përcoll para altarit kryesor nga Karabinierët me uniformë të plotë. Kremtimi liturgjik, i hapur nga Requiem, kryesohet nga Kryeshkopi i Milanos, Mario Delpini. Vëllai i tij Paolo Berlusconi nuk ka mundur t’i mbajë lotët në katedralen e Milanos ndërsa arkivoli i të ndjerit mbërriti. Partnerja e tij Marta Fascina dhe fëmijët ishin gjithashtu në lot.
Predikimi që kryeshkopi i Milanos, Imzot Mario Delpini, me rastin e funeralit solemn të Silvio Berlusconit, fokusohet në tre fjalë: jetë, dashuri dhe lumturi. Një predikim që ngjan më shumë me një poezi, kushtuar njeriut.
“Këtu është njeriu. Dëshirë për jetë, për dashuri, për lumturi. Të jetosh dhe ta duash jetën. Të jetosh dhe të dëshirosh që jeta të jetë e mirë, e bukur për veten dhe për të dashurit. Të jetosh dhe ta kuptojmë jetën si një mundësi për të vënë në jetë talentet e marra. Të jetosh dhe të pranosh sfidat e jetës”.
Në këtë funeral ishin të akredituar në total 700 gazetarë./h.ll/abcnews.al