Marrëdhënia ime politike dhe njerëzore e afërt me Bashën është i mirënjohur në publik dhe nuk kam asnjë kundërshti në lidhje me kandidimin e tij, ka thënë në një lidhje për “Tirana Live”, kreu i grupit parlament i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
Bardhi është shprehur se qëndrimet e tij nuk janë individuale por janë qëndrime që statusi i jep atij për pozicionin që ai ka në parti dhe nuk do të mbaj asnjë anë në lidhje me personat që kanë ambicie për të drejtuar PD-në.
“Qëndrimet e mia janë qëndrime parimore, koherente nuk kanë të bëjnë aspak me asnjë individ aq më pak me zotin Basha pasi ju jeni koshient për marrëdhënien njerëzore dhe politike shumë të afërt që unë kam me zotin Basha, por kur bëhet fjalë për vendimarrjen e sekretarit të përgjithshëm unë do të mbaj të njëjtin qëndrim që përcakto statuti i PD-së.
Unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim kur ka pasur një tjetër debat në Partinë Demokratike, ku një pjesë e anëtarëve të kuvendit të partisë duke anashkaluar sekretarin e përgjithshëm dhe këshillin Kombëtar bënë një takim me 11 dhjetor dhe secili nga ne e ka cilësuar të paligjshëm. Të njëjtin standard po mbaj dhe tani, pasi nuk po bëj debat për interesin tim personal, por për rrugën që e çon para partinë. Nuk është kurrsesi kundërshtimi im ndaj Bashës pasi marrëdhënia jonë dihet tashmë.
Që të ketë garë duhet që të ndiqen rregullat dhe në momentin që flasim pa u mbledhur këshilli kombëtar, unë njoh propozimin e kryesisë por është vetëm një nga fazat për të pasur një proces zgjedhor dhe duhet që të ndiqet procedura. Si sekretar i përgjithshëm kam drejtuar një palë zgjedhje për 2021, por nuk kam ndërhyrë në proces. Sekretari i përgjithshëm nuk mund të mbajë anë. Deri në këto momente nuk e di që zoti Basha të ketë shfaqur ambicien e tij për drejtimin e Partisë dhe unë nuk mund të aludoj. Në parim dikush që mbush kriteret sipas statutit ka të drejtë që të kandidojë”, ka thënë Bardhi
Ndërkohë pyetjes nëse do të kandidojë për kreun e partisë, Bardhi ka theksuar se nuk mund dhe nuk do që të kandidojë pasi nuk ka ambicie për të drejtuar PD-në dhe situate ku është partia për momentin vetëm sekretari i Përgjithshëm është organi i vetëm ekzekutiv në detyre.
Sipas Bardhit, interesi i tij është organizimi dhe rikonstrukturimi i partisë demokratike në mënyrë që ajo të dalë sa më e fortë.
“Unë e ripërsëris se nuk mund dhe nuk do të kandidoj, pasi nuk kam ambicie dhe së dyti për shkak të situatës ku është partia. Nuk mund të mbështes një proces fasadë që bie në kundërshtim me atë që ne në se vijon lufta dhe gjuha e ndasisë mes palëve kjo gërryen opozitën dhe fuqizon opozitën dhe forcon PS kemi nevojë që të nisim një fushatë ndërgjegjësuese brenda partisë se rruga brenda partisë dobëson opozitën dhe forcon Ramën. Ajo që ndodhi në 14 maj nuk është në interes as të PD-së as të opozitës“, ka thënë ndër të tjera ai.