Romelu Lukaku dëshiron vetëm Interin dhe i ka thënë jo ofertës të Al Hilal në Arabinë Saudite. Siç raportohet nga “Gazzetta.it”, emisarët saudite i paraqiten Ledure, avokatit të sulmuesit belg, një ofertë dyvjeçare me blerë 25 milionë euro në sezon, por 30-vjeçari belg nuk është i interesuar të kalojë në Ligën Saudite Pro. Lukaku pret që Ausilio të udhëtojë drejt Londrës në ditët e ardhshme ku ai do të takohet me drejutesit e Chelsea për të negociuar një marrëveshje të re huazimi.
Paga e lartë që ka lënë mbi tavolinë Al Hilal është tepër e lartë, por Romelu Lukaku është i qartë mbi idetë e tij. Belgu arriti të shpërthente me zikaltërit vetëm në fundin e këtij sezoni, pasi në pjesën më të madhe të vitit ai ka qenë i dëmtuar.
Lukaku është i bindur se ekipi që ai dëshiron të luajë është vetëm Interi. Sulmuesi belg ka një lidhje të fortë me fanellën zikaltër dhe dëshiron që sezonin e ardhshëm, të vazhdojë të mbrojë ngjyrat zikaltër./h.ll/abcnews.al

