“Kurti në ‘luftë’ me SHBA”, analisti: Po tolerohet Kosova, jo kryeministri

schedule18:44 - 13 Qershor, 2023

schedule 18:44 - 13 Qershor, 2023

Në intervistën që dha për “Special Report”, analisti Frrok Çupi theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në ‘luftë’ me SHBA për shkak të veprimeve në veri të vendit. Sipas tij, nëse do të ketë tolerancë ndaj këtyre trazirave do të jenë për shkak të Kosovës dhe jo për shkak të kryeministrit.

“Lufta është drejtperdrejtë e Kurtit me SHBA. Kishte një shpresë se do të krijonte një splitë midis SHBA dhe BE, konkretisht me Francën dhe Gjermaninë. Por me këtë gjë dështoi sepse Perëndimi është unik në raport me Ballkanin. Toleranca do të jetë për shkak të vetë Kosovës. SHBA po përpiqen bashkë me fuqitë evropiane që këtë ‘bombë’ që iu ka rënë në dorë që quhet Kurti, të mund ta çmontojnë pa shkaktuar dëme të mëdha në Kosovë. Por dëmet janë bërë edhe janë shumë të mëdha.

Një përjashtim nga Defender Europe 2023. Pas kësaj është deklaruar hapur ndalimi i fushatës për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, gjë që e paralizon tërësisht nga institucionet ndërkombëtare dhe pastaj vijnë të tjerat. Me siguri janë marrja e kontrollit nga ndërkombëtarët në veri, do të iniciohen nga evropianët ndalimi i procesit të heqjes së vizave, do të ndalojnë investimet e mëdha të parashikuara nga Perëndimi”, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!