Rusia nisi një sulm masiv me raketa gjatë natës në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, duke vrarë të paktën 10 persona dhe plagosur 28 të tjerë dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile, thanë zyrtarët ukrainas.
Gjatë orëve të para të së martës, sirenat e sulmit ajror u ndezën në të gjithë Ukrainën, ndërsa zyrtarët ushtarakë të Kievit që thanë se forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjitha raketat ruse që synonin kryeqytetin ukrainas.
Komanda e lartë ushtarake e Ukrainës tha se forcat ajrore shkatërruan 10 nga 14 raketat që Rusia lëshoi në Ukrainë dhe një nga katër dronët e prodhuar nga Irani.
Nuk është e qartë se sa raketa goditën qytetin Krivi Rih.
Në këtë qytet, disa ndërtesa civile u goditën, duke përfshirë një ndërtesë pesë-katëshe, tha më herët kryebashkiaku i qytetit, Oleksandr Vilkul. /abcnews.al

