Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndarja nga jeta e Berlusconit/ Zheji: Theu shumë korniza, drejtimi i klubit të Milanit e bëri më të pëlqyeshëm

schedule18:45 - 12 Qershor, 2023

schedule 18:45 - 12 Qershor, 2023

Gazetari Artur Zheji, i ftuar në ‘Special Report’ foli për jetën e Silvio Berlusconit, ish kryeministrit italian që ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 86 vjeçare. Zheji kujtoi momentin kur e ka parë nga afër ndërsa e përshkroi Berlusconin si një person që theu shumë korniza përgjatë gjithë jetës së tij.

“Kam patur fatin ta shoh nga afër në një Kongres të Partisë Radikale Tranacionale dhe isha në cilësinë e një gazetari në Itali. Mbante taka ta dyfishta jo vetëm tek këpucët por edhe të fshehta në këpucët e tiuj, energjik, i jashtëzakonshëm dhe është i memorizauar në kulturën politike italiane si një njeri që theu shumë korniza. Bëri një standard të ri, duke bërë teatër brenda teatrit politik. Duke qenë se ishte pronar mediash, ai i i lejonte vetes të drejtën që duke qenë se ishte pronari, pse jo edhe të mund të aktronte pa patur frikë që të keqinterpretohej nga publiku. Dhe kjo e bënte një personazh ndryshe nga të tjerët.”, tha Zheji.

I pyetur nga gazetari Arlind Isa, se çfarë e bëri kaq të pëlqyeshëm edhe për shqiptarët, Zheji përmendi futbollin dhe natyrën e tij. “Është futbolli që i lidh dhe natyra e tij gjithmonë e qeshur. E çdramatizonte politikën edhe kur ajo ishte dramatike. Kundërshtarja më e madhe e tij ka qenë prokuroria për korrupsion dhe lidhje okulte me mafian. Por edhe ne e marrim lehtësisht sepse nuk kemi sensibilitet ndaj korrupsionit dhe lidhjeve mafioze”, tha ai.



Ish-kryeministri dhe politikani me ndikimin më të madh në skenën politike italiane të tre dekadave të fundit ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare. Ai u shua në spitalin San Rafaele të Milanos. Muajt e fundit, ai vuante nga leucemia kronike e shkaktuar nga një infeksion më i hershëm në mushkëri.

Berlusconi ka qenë tre herë kryeministër i Italisë në periudha të ndara duke nisur nga mandati i parë në vitin 1994 që zgjati për 251 ditë e deri tek i treti që u mbyll në Nëntor 2011. Përveçse themelues i partisë Forza Italia-s, Berlusconi themeloi edhe grupin mediatik më të madh italian Mediaset dhe drejtoi për 31 vite Milanin.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!