Berlusconi dy herë në Shqipëri, takoi dy kryeministrat Nano dhe Berisha

schedule15:21 - 12 Qershor, 2023

schedule 15:21 - 12 Qershor, 2023

Ish-kryeministri Silvio Berluskoni, ndër politikanët më të fuqishëm italian, ka qenë dhe ndër ata që i ka qëndruar më afër Shqipërisë, duke e vlerësuar një partner strategjik, ende kur ndoshta shqiptarët nuk ishin ndër komunitetet më të mëdha që jeton në Itali.

Fatos Nano kryeministër në vitin 2002, ishte i pari që e priti Berluskonin në Tiranë. 

Qëllimi i tij ishte të verifikonte përpjekjet e qeverisë shqiptare për të luftuar trafiqet në drejtim të brigjeve italiane dhe për të përshpejtuar projeketet që lidhin dy vendet.

Silvio Berlusconi: Dhe garantoj nga ana ime afërsinë dhe kontributin e qeverisë sime dhe të vendit tim për qeverinë e Fatos Nanos dhe për Shqipërinë.

Fatos Nano: Unë e konsideroj vizitën e tij në Shqipëri një urë të re të rëndësishme të integrimit tonë në Evropën e Bashkuar. U ndjemë sot njëlloj të rinj dhe të impenjuar për të vazhduar se bashku zhvillimin e instrumenteve dhe të marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit për të integruar sistemet institucionale, sistemet ekonomike, sistemet energjetike në rrugën e përafrimit dhe të integrimit të Shqipërisë në Evropë.

Biznesi shqiptar kishte nevojë për para dhe eksperiencë për tu zhvilluar dhe kompanitë italiane e kishin kuptuar një gjë të tillë, sidomos në fusha si telekonunikacioni, bankave, miniera apo hidrocentrale.

Në vizitin e parë Berluskoni nuk erdhi duarbosh.

Tashmë ishte realizuar një prej veprave më të mëdha dhe më të famshme mbi lumin Mat, Urën e Zogut.

Ai takoi presidentin Alfred Moisiu dhe kërkoi dialog mes palëve politike shqiptare, gjithëmonë në konflikt.

Sali Berishën e takoi në postin e liderit të opozitës dhe para deputetëve të Kuvendit mbajti një fjalim por dhe shumë batuta.

Bëri dhe një premtim jo të vogël si President i një prej skuadrave më të famshme të futbollit atëherë.  Në shtator të 2008 skuara e Milanit luajti me kombëtaren shqiptare.

Dy muaj më pas nga kjo ndeshje, Silvio Berluskoni u rikthye në Tiranë, këtë herë me ndryshimin se pritësi i tij ishte Sali Berisha. Dhe fusha e tij e interest gjithashtu.

Gjatë kësaj vizite Shqipëria dhe Italia nënshkruan disa marrëveshje, mes tyre dhe dy projekte të rëndësishme në fushën e energjetikës, me një vlerë prej 2.5 miliardë euro.

“Silvio është luani i gadishullit”, e kishte cilësuar Berisha-Berluskonin, ndërsa ishte në diskutim dhe importi i plehrave nga Italia, projekt që nuk u pranua.