Ngriti Milanin në majat e futbollit botëror, Berlusconi ishte presidenti ikonë i futbollit

schedule10:57 - 12 Qershor, 2023

schedule 10:57 - 12 Qershor, 2023

Silvio Berlusconi vdiq sot në Milano në moshën 86-vjeçare. Ai ishte presidenti më i suksesshëm i Milanit në histori, duke e blerë klubin në një situatë para falimentimit dhe e çoi atë në majat e futbollit botëror.

Me Berlusconin si presidenti, Milan nga fundi i viteve 80-të deri në 2017, fitoi gjithçka duke u bërë edhe ekipi me më shumë Champions League në Itali. Në vitin 2018 ai bleu klubin e Monzës.

Berlusconi ka qenë presidenti më i dashur nga e gjithë tifozeria kuqezi, por edhe nga lojtarët ndër vite, pasi marrëdhënia e tyre me të ndjerin, ka qenë e jashtëzakonshme gjithmonë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!