Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e tha troç në Provokacija se ka qenë që në fillim kundër djegies së mandateve të opozitës, pasi në këndvështrimin e tij kishte disa rrugë për të mos arritur te ky parlament i turpshëm, siç e cilëson ai.
“Po e them troç, që nuk ka qenë i drejtë që në fillim, por kush është rezultati? Është ky parlament që shohim sot. Seanca e turpshme e djeshme. Pse e lejuam ne këtë? Ne duhet të dinim ta mbanim vetëm me mazhorancën që të mos plotësoheshin vendet. 180 kanë refuzuar, por kishin një rrugë për të mos ardhur në këtë rrugë tragjikomedie.
Parlamenti ishte një institucion që opozita duhet ta shfrytëzonte në maksimum. Unë bëj debatin brenda opozitës por kur marrin vendim debati im mbaron aty”.
I kam sugjeruar Bashës që të bënim dekakratë me listë që të gjithë deputetët të firmosnin në listë djegien e mandateve që braktisnim përgjithmonë, por ne i lamë hapësirë Ramës që të vepronte në mnëyrë të paligjshme por në këtë rast do ishte shkeje flagrante dhe mund të përdorej si moment negocimi”.
Mediu thekson se ka pasur diskutime në lidhje me djegien e mandatave, por ai veçon si më të pjekur mendimin e ish kryeministrit Berisha.
“Ka pasur diskutime t’i djegim ose jo, por kur Basha deklaroi nuk ka pasur një qëndrim. Më pas iu bashkua LSI. Qëndrimi më i pjekur ishte i Berishës që tha sen dërkombëtarët nuk do e pranojnë këtë qëndrimin tonë. Do jetë e vështirë kjo mund të na çojë në sukses të menjëhërshëm, ose në probleme shumë të mëdha. Dhe mëndoj që këtu ka shumë për të analizuar”. /abcnews.al