Prej gati 30 vitesh Englent Baku nuk vë gjumë në sy netëve. Mëngjeset i zbardh në furrën e tij ku përgatit bukë për qytetarët e Elbasanit.
Zanatin e mori në Greqi ku emigroi në moshe të re dhe prej vitit 1996 nuk ka hequr dorë prej tij.
“Ne filluam zanatin tonë në vitin 1996 si të gjithë të tjerët që morëm rrugën në emigracion”, tha ai.
Tregon se fillimi ka qenë i vështirë. Nuk njihte gjuhën dhe nuk kishte dokumente, por ja doli me mbështetjen e të afërmve.
“Ishte vështirësia sepse ishim fillestarë në një vend të huaj, ishim pa letra. Për fat të mirë kishim njerëzit tanë”, u shpreh ai.
Pasi punoi për disa vite në Athinë vendosi që eksperiencën e marrë atje, por edhe te ardhurat e mbledhura nga emigrimi t’i investojë në Shqipëri.
Si kujtim i kohëve të kaluara, nga Greqia mori këtë lopatë, të parën që ka përdorur si furrxhi. Sot ajo është e thyer, por ai nuk e ka hedhur poshtë.
Me punën është i kënaqur, po ashtu edhe nga fitimet. Besnikerinë, klientëve ua shpërblen me cilësi e korrektësi.
E cilëson zanat të vështirë, por pavarësisht sakrificave dëshiron t’ua mësojë edhe fëmijëve të tij.
Edhe të rinjve ju bën thirrje të përqafojne zanatet pasi punën do ta kenë përherë të garantuar.
Janë të shumta zanatet që po zhduken, por fatmirësisht janë te shumte edhe qendrestaret të cilet i ushtrojnë dhe po ua mesojne brezave të rinjve./abcnews.al