Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital pas një sulmi në Tiverton, Devon, Mbretëri të Bashkuar. Sulmi ndodhi të enjten mbrëma në shkollën Blundell.
Two boys seriously injured at private school in Devon https://t.co/uECZAvLu3w
— BBC News (UK) (@BBCNews) June 9, 2023
Tre persona, mes tyre dy nxënës, kanë mbetur të plagosur rëndë. Sipas BBC, një djalë 16-vjeçar u arrestua nën dyshimin për tre akuza për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore me dashje.
Në të njëjtën kohë, drejtori i shkollës, Bart Wielenga, ka njoftuar prindërit se në ambientet e shkollës do të ketë prezencë të policisë për “disa kohë”.
“Dua të siguroj komunitetin se nuk ka asnjë rrezik dhe ne nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me këtë çështje”, tha një zëdhënës i policisë.
/abcnews.al

