Në prag të finales së madhe të Champions League e cila do të luhet nesër në orën 21:00 mes Manchester City dhe Inter, Diego Milito, ish-heroi i tripletës me zikaltërit dhe ai që sugjeroi Lautaron tek Interi, ka folur pikërisht për sulmuesin argjentinas, por edhe për Haaland.
“Lautaro ka cilësite e sulmuesve të mëdhenj, është i kompletuar. Ai sillet sikur të ishte një numër 9-të, por me shumë karakteristika shtesë. Përshtatet me gjithçka, edhe me ndonjë partner në krye të sulmit ashtu siç po e bën me Dzekon apo Lukakun. Ai i ka të gjitha.
Haaland? Është një ndër sulmuesit më të mirë, por jo më i miri. Para tij është Lautaro, Benzema e të tjerë sulmues të mëdhenj. Sigurisht që Haaland shënon shumë gola dhe Interi duhet të ketë kujdes”, është shprehur Milito për “Corriere della Sera”./h.ll/abcnews.al