Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nën hetim kryetari i bashkisë Has/ KQZ dërgon për verifikim Miftar Dautin për dënime të fshehura

schedule14:05 - 9 Qershor, 2023

schedule 14:05 - 9 Qershor, 2023

Miftar Dauti është kryebashkiaku i parë i dalë fitues nga zgjedhejt e 14 majit që do t’i nënshtrohet hetimit të thelluar të dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë një denoncim për drejtuesin e Bashkisë Has, ku thuhet se Dauti ka fshehur dënime të marra në Kosovë dhe Serbi.

Nuk jepen detaje se cfarë veprash penale dyshohet të ketë kryer kandidati i Berishës, por për këtë KQZ ja lë topin në dorë Prokurorisë së Përgjithshme.

Në formularin e dekriminalizimit, Miftar Dauti nuk ka deklaruar asnjë dënim apo ndërrim emri.

Dauti u zgjodh në krye të bashkisë Has në 14 maj nën logon e Koalicionit Bashkë Fitojmë, duke e mundur me 934 vota avantazh ndaj Beqir Mulajt të Partisë Socialiste./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!