Me finalen e madhe të UEFA Champions League, mes Manchester City e Inter afro 48 orë larg, mund të thuhet me plot gojë se “aventura” e “zikaltërve” në finalen e madhe të kompeticionit më të rëndësishëm në Evropë ka nisur zyrtarisht.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, “zikaltërit” kanë arritur në hotelin ku do të qëndrojnë në Stamboll, ndërsa të shtunën në mbrëmje do të përballen me Manchester City për “veshëllapushen” e Evropës.
Skuadra e Simeone Inzaghit u stërvit sot paradite në Itali, ku me grupin u bashkua edhe Correa, ndërsa pasditen e kësaj të enjteje u nisën për në Stamboll dhe tashmë janë akomoduar në hotelin ku do të qëndrojnë gjatë këtyre ditëve. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PAMJET: