Për herë të parë në rajon, Samiti i Inovacionit në Ballkanin Perëndimor, u organizua nga Universiteti Western Balkans, Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit. Ky samit synon përshpejtimin e rrugëtimit të transformimit dixhital të rajonit.
Samiti shërben si një platformë për të bashkuar aktorët kryesorë nga universitete të ndryshme, sektori publik dhe privat si një ekosistem fillestar për të shkëmbyer ide, për të ndarë njohuri dhe për të bashkëpunuar në nxitjen e inovacionit dhe përqafimin e përparimeve teknologjike.
“Vite me parë ka qene e pamundur për të menduar disa forma ose sesi sot organizohen bizneset dhe modelet e tij. Teknkologjia dhe intereneti ka ndrysuar gjithçka në jetën tonë, ka ndryshuar edhe mënyrën si hamë apo si porosisim për të ngrënë.” tha Sherifi.
” Unë prezantoj më së shumti bizneset dhe mendoj që idetë e mira mund të vinë nga universitetet. Është mirë që të ndiqen dhe implementohen praktikat.” u shpreh Jace.
“Nuk është privilegj që ne të kemi një jetë më të mirë. Nuk është privilegj që ne të shërbehemi absolutisht mirë në të gjitha shërbimet që ne marrim.” tha Gonxhe.
Duke lehtësuar ndarjen e njohurive, duke frymëzuar bashkëpunimin dhe duke inkurajuar adoptimin e teknologjive inovative, Samiti i Inovacionit të Ballkanit Perëndimor synon të fuqizojë dhe lehtësojë rrugën e organizatave dhe individëve drejt epokës dixhitale në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.