EMRI/ I dënuar me 6 vjet burg, ekstradohet nga Italia 27-vjeçari

schedule15:32 - 8 Qershor, 2023

schedule 15:32 - 8 Qershor, 2023

SHQIPËRI- Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë me 6 vjet burg për kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar në Itali dhe më pas është ekstraduar drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Aldo Halilin, i cili sipas hetimeve ka kultivuar 1720 bimë narkotike, në qytetin e Tepelenës gjatë vitit 2016.

Pas mbërritjes në Shqipëri, i riu iu dorëzua drejtorisë së Burgjeve për veprimet e mëtejshme./abcnews.al