Situata në veri, Çupi: Bomba që shpërtheu në Kosovë, mund të shpërthente në Tiranë

schedule13:51 - 8 Qershor, 2023

schedule 13:51 - 8 Qershor, 2023

Për analistin Frrok Çupi ajo që po ndodh në Kosovë ishte e paraprirë që të ndodhte më parë në Tiranë, por ishte kryeministri Edi Rama që e spostoi.

Çupi në një intervistë të dhënë për “Tirana Live”, shprehet se në PD po krijohet një komplot anti-amerikan, siç po ndodh sot në Prishtinë me situatën e krijuar në veri.

Për analistin janë Kurti dhe Osmani që tentuan që përmes krijimit të grupimeve të ndryshme, të mbështesnin Berishën që të vinte në pushtet por nuk ja arritën qëllimit.

Ndër të tjera ai thekson se në situatën që ndodhet Kosova frika konkrete është që statusi i Kosovës të përfundojë si aiiI Bosnjës në fillim që kufiri të kontrollohet nga 10-15 shtete.

“E vetmja çështje që i intereson publikut politik në këtë moment është Partia Demokratike, dhe ku është komploti anti-amerikan atje. Kjo që po ndodh sot në Prishtinë është një devijim i Kosovës ndaj Perëndimit, kjo ka ardhur si fantazmë në Shqipëri, në momentin që Kurti e Osmani po përpiqeshin që të ndihmonin Berishën që të vinte në pushtet duke bërë një grupim. Ishte meritë e Ramës që këtë bombë që mund të shpërthente në Tiranë e çoi dhe shpërtheu në Kosovë. Ky është një rrezik i përbashkët me atë që ndodh në Kosovë dhe me atë që ndodh në PD.

Ka disa frikëra konkrete, siç është statusi i Kosovës që mund të jetë si ai i Bosnjë Hecegovinës, ku kufijtë do të kontrollohen nga 10-15 shtete siç ndodhte në fillim në Bosnjë. Që Shqipëria dhe Kosova mbase do të kushtëzohen në lëvishmërinë e tyre të lirshme. Këto janë gjëra konkrete që priten në varësi të zgjidhjes së problemit të Kosovës, por edhe nëse në Kosovë zgjidhet vërtet çështja, në PD do të vijojë sërish në atë drejtim”, ka thënë ai./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!