Papa Françesku iu nënshtrua një operacioni në zorrë ditën e djeshme. Sipas mediave italiane, ai ka kaluar një natë të qetë pas operacionit që zgjati 3 orë në spitalin Agostino Gemelli në Romë.
Mjekët thanë se Papa kishte reaguar mirë pas operacionit se ishte vigjilent dhe i ndërgjegjshëm dhe nuk kishte harruar të bënte as shaka.
“Papa Françesku është vigjilent dhe i vetëdijshëm dhe falënderoi të gjithë për mesazhet e shumta,” tha drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.
/abcnews.al