Të gjitha arsyet, pse Paul Bonolis dhe Sonia Bruganelli u ndanë pas 21 vitesh martesë

schedule11:13 - 8 Qershor, 2023

schedule 11:13 - 8 Qershor, 2023

Shumë fansa, dhe adhurues të ekranit italian, janë të mërzitur, pasi çifti i njohur Paul Bonolis dhe Sonia Bruganelli, kanë zyrtarizuar fundin e martesës së tyre.

Por pse u ndanë? Mediat fqinje kanë zbuluar të gjitha arsyet.

Nëse vera e vitit 2022 ishte vera e divorcit Totti-Ilary Blasi, vera e vitit 2023 do të jetë vera e divorcit Bonolis-Sonia Bruganelli.

Pse pse u ndanë, kur vetëm pak muaj më parë, ata shpallën synimin e tyre për të bërë një program së bashku? Epo, duket se një nga arsyet e para është fakti që edhe pse ende e duan njëri-tjetrin, nuk ekziston më ajo kimia e së shkuarës.

Një tjetër nga arsyet që do të shtynin Paul Bonolis dhe Sonia Bruganelli të divorcoheshin , siç tregoi vetë në intervistën për Vanity Fair, dhe se kur u takuan, ajo ishte ende “pa përvojë” dhe nuk e kishte idenë se si funksiononte bota e televizionit:

“Kur u fejuam isha 23 vjeç, nuk kisha mbaruar ende, ai ishte burrë. Vetëm me kalimin e kohës dhe përballë disa rrethanave u ndërgjegjësuam për dallimet tona. Për shembull, Paolo ka qenë gjithmonë shumë romantik dhe shumë i pasionuar, përkundrazi me mua që nuk jam aspak”.

Në fakt duket se ka qenë vetë Bruganelli që ka kërkuar divorcin për shkak të pikëpamjeve të ndryshme. Prezantuesi në fillim u mërzit shumë nga vendimi, pastaj në fund, pasi e mendoi për një moment, do të kishte vendosur ta pranonte. Megjithatë tashmë kanë thënë se për hir të tre fëmijëve të tyre, ata do të shkojnë sërish në pushime bashkë dhe do të jenë dy prindër mjaft të pranishëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!