Avokati Spartak Ngjela nga “Tirana Live”, ka komentuar edhe shtyrjen e vendimeve për gjykimin e ish ministrit Fatmir Mediu, ku ka theksuar se janë gjëra normale në një proces gjyqësor.
Ndër të tjera Ngjela është shprehur se duket se avokatët deri më tani nuk kanë pasur prova të forta për mbrojtjen e të pandehurit ndaj dhe mund të kenë kërkuar heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar.
“Çështja e Mediut është ngritur ka rënë ka pasur disa aspekte, por nuk ka rëndësi në je apo jo i arrestuar, por e rëndësishme nëse je apo jo i pandehur, pasi çështja vazhdon dhe dënimi jepet. Unë mora lajmin që avokatët e Mediut kanë hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar, që do të thotë se do të kenë prova të reja dhe kjo do të thotë se nuk kanë qenë të fortë në provat e deri tanishme me provat që kanë paraqitur, ndaj mund të kemi një shtyrje tjetër.
Nuk mund ta marrim shtyrjen si një pretekst për të shtyrë gjykimin, pasi ka raste gjatë këtij procesi avokatët dalin në rezultat se kanë prova të tjera, por nuk i lejon gjykimi i shkurtuar, ndaj bëjnë kërkesën për të hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar, për të paraqitur prova të tjera më të forta në lidhje me këtë. Por nëse avokatët konceptojnë se një provë është më e fortë për të ndihmuar të pandehurin, është jashtë atëherë kërkojnë heqjen e masës së gjykimit të shkurtuar këto janë gjëra normale që ndodhin në mbrojtjen e një të pandehuri”, është shprehur ndër të tjera avokati.
Gjithashtu avokati ka theksuar se Mediu nuk mund të sjellë prova të reja për të akuzuar të tjerë por për të provuar lehtësimin ose pafajësinë e tij. /abcnews.al

